Granit Xhaka i shtohet skuadrës së futbollistëve që e lanë pas beqarinë.

Mefushori i Arsenalit lidhi kurorë me të fejuarën e tij, Leonita Lekaj, vetëm pak ditë përpara se ai të grumbullohet me skuadrën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Xhaka ishte i veshur me një kostum blu në këtë ceremoni martese, ndërsa Lekaj u shfaq më sensuale se kurrë me fustanin e saj të bardhë, e për këtë mjafton të shohësh postimet e tyre në rrjetet sociale.

Granit Xhaka e ka njohur Leonitën kur ishte pjesë e Borussia Munchengladbach, për të krijuar një lidhje të fortë që u kurorëzua në martesë. Gjatë Europianit të Francës, Leonita ishte një ndër personazhet më të spikatura dhe të fotografuara në shkallët e stadiumeve, ndërsa ajo ishte duke mbështetur njeriun e saj të zemrës.

Në gëzimin e çiftit të ri nuk mund të mungonte vëllai i Granitit, Taulant Xhaka, që në profilin e tij në Instagram postoi një foto të të dyve, duke i bërë edhe urimet për një jetë të lumtur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel