Shoferët e nervozuar, “boks” në Londër

02/07/2017 00:00

Përleshjet fizike mes shoferëve nuk mungojnë as në rrugët e Londrës. Një video është postuar së fundmi në internet të dy shoferëve që kanë gjetur mënyrën më të keqe për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Video është kapur në juglindje të Londrës nga një pasagjer i një autobusi, ndërsa trafiku ishte i bllokuar.

Shoferi i një kamioni kishte zbritur nga automjeti i tij dhe kërkonte të sqarohej me shoferin e një automjeti tjetër, i cili i kishte bllokuar rrugën.

Më pas mes tyre nis përlesha fizike, ku njëri heq edhe rripin e pantallonave dhe godet shoferin tjetër. Ata vazhdojnë për disa sekonda përleshjen fizike dhe më në fund e kuptojnë që me dhunë nuk mund të zgjidhin asnjë dhe nisin të sqarohen me fjalë.

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar për rastin, por kur ka shkuar në vendngjarje autorët ishin larguar dhe deri tani nuk kanë mundur t’i identifikojnë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel