Kulla e kafkave “tradhton” legjendën azteke

02/07/2017 00:00

Tregimet për kullën e kafkave, e cila futi frikën thellë në zemrat e ‘konkuistadorëve’ spanjollë janë kaluar brez pas brezi në Meksikë.

Thuhet se ato janë kokat e luftëtarëve të mposhtur dhe gojëdhënat tregojnë se mijërat e kafkave qëndronin mbi ushtarët, një kujtesë se çfarë do t’i ndodhte nëse nuk pushtonin territor.

Për 500 vitet e ardhshme, kafkat qëndruan të pashqetësuara nën atë që dikur ishte kryeqyteti aztek Tenochtitlan, por që tashmë është Mexico City. Derisa një grup arkeologësh nisën dy vjet më parë detyrën tejet të vështirë të zbulimit të sekreteve të kullës tmerruese të kafkave. Por ajo zbuluan i ka tronditur dhe habitur jo pak, pasi mes kafkave të meshkujve të rinj gjenden ato të grave dhe fëmijëve, diçka që vë në dyshim gjithçka që historianët mendonin se dinin.

“Hipoteza ishte se do të gjenim vetëm burra, luftëtarë, të burgosur lufte. Por nuk është kështu. Bashkë me ekipin e antropologëve kemi zbuluar se këtu përfaqësohen mjaft mirë edhe femrat dhe fëmijët. Nuk prisnim që t’i gjenim këtu”, shprehet Rodrigo Bolanos, antropolog.

Deri tani arkeologët kanë gjetur mbi 700 kafka dhe thonë se nuk kishte asnjë të dhënë të mëhershme për faktin se mes tyre kishte ferma dhe fëmijë.

Tregimet e vjetra thonë se kur spanjollët pushtuan kryeqytetin aztek në vitin 1521, nën drejtimin e Hernan Cortes, ata u tronditën dhe u tmerruan nga kullat me kafka dhe struktura e tempulli e ndërtuar po me kafka ku ato bëjnë pjesë. Zbulimi i ri hedh dyshime jo vetëm mbi historinë e kullave, por edhe për kulturën azteke të kurbanit.

Gjithsesi, pavarësisht se tempulli Mayor mund të ketë qenë një varrezë e thjeshtë dhe jo obeliksu i errët i vdekjes, duket se qëllimin kryesor, atë të ngjalljes së frikës e ka arritur.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel