“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar…
Ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të krasitur një shkurre në shtëpinë e saj, duke e kthyer në fytyrën e njeriut më të dashur të familjes.
Dikur studente e artit, e kthyer në kopshtare, Michelle Foley, nxori në pah fytyrën e djalit Brennan Black, 21 vjeç, para se të bënte dhe atë të partnerit të saj Andrew Batterham, 51 vjeç. Por kjo ka lënë me kokë mënjanë vajzen e saj,e cila gjithashtu kërkon të njëjtën gjë.
“Kam punuar me koka për vite me radhë, kam një diplomë në art nga Universiteti i Birmingham ku e gjithë puna ime ishte rreth kokave”, thotë ajo.
“Më pëlqen shumë kopshtaria kështu që nisa të krasis shkurret e gardhit që të duken si koka njerëzish. Vajza ime është mërzitur disi pasi kërkon dhe ajo një gjë të tillë, kështu që radha do të jetë e saj”, vijon më tej Michelle.
Top Channel