E tmerrshme! Ariu sulmon gjuetarin…

26/05/2017 00:00

Richard Wesley nga Ontario, Kanada, kishte dalë për të praktikuar pasionin e tij, gjuetinë, por për pak ai mund të kishe humbur jetën.

Ai u sulmua nga një ari dhe gjithçka u filmua e më pas video u bë virale.

Në pamjet e hedhura në rrjetet sociale nga vetë Richard Wesley duke ariu në një distancë jo shumë të largët nga ai. Fillimisht ai është i qetë, por më pas i vërsulet gjahtarit. Ai e godet njëherë me shigjetë, por sërish ariu arrin ta rrëzoi përtokë.

Por fatmirësisht, Richard Wesley mundi t’i shpëtonte këtij sulmi.

“Unë jam shumë i lumtur që munda t’i shpëtoja sulmit nga një kafshë kaq e rrezikshme, por fatmirësisht e kisha qëlluar me herët dhe harkun që kisha në dorë u mbrojta”, thotë Richard Wesley.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel