Trendi i ri i vipave në Instagram

09/05/2017 00:00

Njerëzit e famshëm tentojnë të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet, për të rritur vëmendjen e fansave ndaj tyre.

Fotot e postuara në rrjetet sociale, janë mënyra më e mirë për të shitur imazhin dhe për të ‘rënë në sy’. Femrat e famshme, tentojnë shpesh të nxjerrin në pah format e tyre, për të joshur dhe tërhequr sa më shumë fansa.

Në fillim, ishin në modë fotot që nxirrnin në pah hapësirën midis kofshëve dhe më pas tendenca ishte drejt fotove të quajtura “bikini bridge”, ndërsa tani po përballemi me një tjetër trend.

Femrat e famshme, si Rita Ora, Bella Hadid, Kourtney Kardashian, etj. kanë tendencën të pozojnë, duke treguar kafazin mes brinjëve, i cili del në pah vetëm duke sakrifikuar shumë në mënyrën dhe sasinë e të ushqyerit.   

FOTO GALERI
8/8
Chloe Madeley - 143 mijë ndjekës në Instagram

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA