Tentoi të thyente rekordin mbi Everest

07/05/2017 00:00

Donte të thyente rekordin e alpinistit më të moshuar në malin Everest, por zemra e tij nuk ka mundur të rezistojë.

Min Bahadur Sherchan, 86 vjeç, është ndarë nga jeta në një kamp alpinistësh në rrëzë të malit më të lartë në botë.

Alpinisti nepalez, me një të shkuar si ushtarak, kishte marrë titullin në moshën 76-vjeçare, në vitin 2008, duke prekur majën e Everestit në lartësinë e 8.848 metrave.

Në vitin 2013, titulli i kishte kaluar japonezit Juishiro Miura, 80 vjeç. Rivaliteti i tij me japonezin Miura, një vit më i ri sesa ai, përfshinte edhe një përpjekje në 2013-n për të rimarrë rekordin, në moshën 81-vjeçare, por që u detyrua të tërhiqej pas përkeqësimit të papritur të kushteve të motit.

Në vitin 2015, ai iu drejtua sërish kampit bazë për një tjetër përpjekje, por një tërmet shkatërrimtar goditi vendin, duke detyruar atë dhe shumë alpinistë të tjerë të braktisin planet e tyre.

Janë rreth 750, personat që këtë vit do të tentojnë të arrijnë majën, duke filluar nga fundi i muajit, kur edhe do të hapet sezoni për ngjitësit. Para se të angazhohen në sipërmarrje, aspirantët duhet të mësojnë organizmin me kushtet ekstreme të lartësisë.

Top Channel