Makina përfshihet nga flakët, polici kthehet në hero

05/05/2017 00:00

Një efektiv policie në Kinë është kthyer në një hero pasi ka shpëtuar nga flakët drejtuesin e makinës dhe pasagjerin, ai ka ndërmarrë një tjetër hap edhe më të rrezikshëm.

Nga sa dallohet në video, makina ka ndaluar dhe ka filluar të nxjerr tym, pranë vendngjarjes dallohet se vjen një efektiv policie.

Ai pasi ka siguruar njerëzit ka marrë fiksen e zjarrit nga bagazhi i makinës dhe ka fikur zjarrin në makinë, duke ndalur kështu pasoja më të rënda në dëme materiale, por edhe në njerëz.

Top Channel