Një grua në Florida pandehu se do të merrte shuma të majme si dëmshpërblim, për shkak se ajo pandehte se përmes një mashtrimi të padiste vendin e saj të punës si e dëmtuar fizikisht.
Gruaja, e identifikuar si Sheyla White, ka kërkua dëmshpërblim pasi pretendonte se një copë e tavanit i kishte rënë mbi kokë duke e dëmtuar.
Deri këtu plani i saj duket se mund të funksiononte, por ajo ka harruar një fakt të rëndësishëm kameran e sigurisë.
Pasi janë marrë në shqyrtim pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, u pa diçka krejt tjetër. Copa e tavanit kishte rënë, por jo mbi kokën e saj, mbi tavolinë. Por kjo nuk është gjithçka, për të kërkuar dëmshpërblim ajo ka marrë copën e rënë dhe me të ka goditur kokën e saj.
Pas verifikimit të pamjeve të sigurisë, padia e saj jo vetëm që ka rënë, por ndaj saj është ngritur padija për mashtrim.
Top Channel