Ajsbergu i frikshëm që po shkëputet nga Antarktida

04/05/2017 00:00

Ka marrë një tjetër krisje dhe kjo e afron akoma më shumë shkëputjen e frikshme të një masivi akulli dy herë më të madh se Luksemburgu.

E çara në bllokun e akullt të ndodhur në Antarktidë po zgjerohet me shpejtësi, paralajmërojnë ekspertët. Shkencëtarët e kanë mbajtur nën vëzhgim prej dekadash të tëra masivin që rrezikon të prodhojë njërin prej ajsbergëve më të mëdhenj të globit.

Por, në vitin 2014 ata vunë re se e çara brenda tij po merrte përmasa dramatike, duke i shtyrë të diskutonin për një ndarje më të shpejtë nga sa mendohej të ajsbergut që do të mbulonte një sipërfaqe prej 5000 km katrorë.

Projekti Midas zbuloi së fundi një çarje të re në krah të plasës origjinale, e cila po zgjerohet me ritmin e një metri në ditë, edhe pse nuk është rritur në gjatësi. Për shkencëtarët është e logjikshme që ky event dhe tkurrja e masivëve të akullit në Antarktidë të lidhet me ngrohjen globale.

Top Channel