Apel për t’u vaksinuar brenda muajit prill

26/04/2017 00:00

Mjekët prej disa ditësh këshillojnë qytetarët që  kanë lindur në vitet ’80-90, (27-37 vje?arët) dhe që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë, që të drejtohen në qendrat shëndetësore

Po ashtu  ISHP propozon përfshirjen në kalendar të vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela. Nga ana tjetër edhe ata që mund të jenë vaksinuar në moshën e fëmijërisë, duhet të interesohen pranë mjekut të familjes, pasi aludohet se vaksinat e atëhershme mund të kenë qënë të skaduara.

Më herët mjekët kanë thënë se nuk është zbatuar protokolli i ruajtjes së vaksinës që njihet edhe si zinxhiri i ftohjes” ndaj ajo për siguri duhet të ribëhet, edhe pse kanë kaluar vite.

Alarmi u ngrit nga mjekët që një vit më parë, pas mbërritjes së një anëtari të FSHF-së nga  Franca me virusin e fruthit.

Top Channel