“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar… Peshkaqeni i rrezikshëm bisht-drapër është kapur në brigjet e Vlorës. Rreth kater metra i gjatë dhe me peshë 80 kilogramë, ai u kap nga peshkatarët në afërsi të Gjirit të Vlorës në zonën e Karaburunit.
“Është një peshkaqen agresiv që rritet në 100 metra thellësi në det të hapur. Peshkaqeni ka sulmuar peshkun tonë dhe e ka kafshuar atë. Janë shtuar shumë kohët e fundit”, thotë peshkatari Sherif Durmishaj.
Një specie e tillë është e rrallë për ujërat tona. Peshkaqeni bishtdrapër rritet në thellësi prej 100 metrash në det të hapur.
Peshkaqenët në brigjet shqiptare janë shtuar vitet e fundi, por kryesisht në ujërat pranë Sarandës. Dy të tillë u kapën në vitin e kaluar. Sipas peshkatarëve ata gjenden larg ujërave, ku notojnë pushuesit, ndërsa si shkak për afrimin e tyre thonë se është bërë ngrohja globale.
Top Channel