Mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtjes së depozitave është kthyer në një shqetësim për shëndetin tonë, pasi shumë familje ndër të tjera e konsumojnë ujin e tyre.

Kontrollet e bëra nga institucionet që lidhen me shëndetin, kanë treguar se në fund të depozitave gjendet dhe, gurë e mikrobe të shumëllojshme, madje deri në brejtës apo insekte të ngordhura.

Jo pak prej depozitave nuk janë as të izoluara siç duhet dhe për këtë arsye, janë më lehtë të rrezikuara nga ndotësit. Shumica prej tyre kanë mbi 10 apo 15 vite pa u pastruar asnjëherë, sepse asnjë institucion apo autoritet nuk e ka marrë këtë përgjegjësi.

Pallatet e reja, shpesh kanë depozita të përbashkëta, të cilat mbajnë rreth 5 mijë litra ujë, dhe kjo e ka bërë akoma më të vështirë pastrimin e tyre.

Ndërkohë me vendosjen e administratorëve, mirëmbajtja dhe dezinfektimi i depozitave mbetet një detyrë e tyre.

Top Channel