Ndëshkim apo torturë?! Hajduti hap vetë “varrin”

31/03/2017 00:00

Një person i dyshuar si hajdut është detyruar me dhunë që të hapë vetë një gropë, në të cilën e kërcënonin se do ta varrosnin të gjallë.

Banorë të Dwarsloop në Afrikën jugore kanë dhunuar një të ri, për të cilin dyshonin se ishte një hajdut shtëpish.

Pasi e kanë detyruar të hapë një gropë dhe të futej brenda, ata e kanë goditur me çfarë të mundnin.

Fatmirësisht ai ia ka dalë që të mbijetojë nga ky sulm i dhunshëm, dhe pas trajtimit në spital ai pritet të dalë para trupës gjykuese, këtë herë për të marrë ndëshkimin e merituar, por këtë herë nga ligji.

Top Channel