FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndodhen në Tiranë, ku po zhvillojnë takime me autoritetet e vendit.
Gjatë takimit me guvenatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ata nënvizuan faktin se trajtimi i sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, si ruajtja e stabilitetit politik dhe vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i reformave strukturore, mbeten të një rëndësie të veçantë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja.
Ndërsa guvernatori Sejko i njohu zyrtarët e BERZH me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend dhe theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive.
Disa nga çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në këtë takim ishin nxitja e kreditimit, reduktimi i kredive me probleme si dhe nisma më e fundit në drejtim të uljes së vartësisë nga euro të ekonomisë sonë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve shprehën angazhimin për të vazhduar kontributin e BERZH lidhur me projekte të rëndësisë së veçantë në fusha si: stabiliteti financiar, agrobiznesi, energjia, etj.
Top Channel