“Buka në strajc”, nisma e tre shefave të kuzhinës

27/03/2017 00:00

“Buka në Strajc”, është quajtur nisma e tre shefave të kuzhinës, të cilët po bashkëbisedojnë me nxënësit e shkollave për avantazhet e mënyrës tradicionale të të ushqyerit.

Këta tre shefa kuzhine kanë marrë një nisëm personale që quhet “buka në strajc”. Pas suksesit të saj në Tiranë, ata kanë udhëtuar për të prezantuar në Shkodër  idenë  e tyre që synon  të sensibilizojë fëmijët në shkolla që të marrin me vete nga shtëpia ushqimin tradicional të nënave e gjysheve dhe të shmangin ushqimet e gatshme e te ambalazhuara.

Tre shefat ftesën e parë për ta prezantuar këtë nisëm e kanë marrë nga nxënësit e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Shkodrës.
“Nxënësve, fëmijëve. Ushqimi i mirë, mundësisht ushqimin me vete”, thotë Olti Veshi, shef kuzhine.

“Problemi më i madh është rritja e obezitetit. Fillon nga kalamajtë, mbi moshën 5 vjeç është në rritje numri i fëmijëve që janë obez”, thotë Bledar Kola, shef kuzhine.

“Na ngacmoi fillimisht si prindër, më pas edhe si profesionistë të fushës së kulinarisë. Prandaj e kemi marrë këtë nismë dhe e kemi marrë me shumë zell”, shprehet Bledar Kocibelli, shef kuzhine.

Më shumë ndikim se për këdo kjo nismë ka për nxënësit. Të cilët duket se janë bindur për “Bukën në strajcë”. Sipas organizatorëve “Buka në strajc” do  shkojë në çdo shkollë të vendit që i bëhet ftesë për të promovuar këtë ide.

Top Channel