Blindohet Londra, zbresin në terren patrullat e fortifikuara

24/03/2017 00:00

Pas sulmit terrorist në “Westminster”, nëpër rrugët e Londrës janë dislokuar automjetet më të rënda të patrullave policore, të cilat mund t’i bëjnë ballë shpërthimit të bombave apo edhe të shtënave me breshëri automatiku.

Dy prej “gardianëve” të flotës “Jankel” të “Scotland Yard” janë parë të parkuara përpara sheshit të Parlamentit britanik gjatë kësaj të premteje, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe numri i oficerëve të armatosur rëndë.

Autoblindat që peshojnë 7 tonë secili, e që kushtojnë mbi 100 mijë paund njëri, mund të mbajnë brenda 8 “zyra” dhe janë të pajisura edhe me goma antiplumb, një shasi rezistente ndaj shpërthimit të bombave, sikurse edhe xhama që mund t’i bëjnë ballë të shtënave me kallashnikovë, granatave apo edhe bombave.

Përforcimet vijnë pas dislokimit të qindra punonjësve policorë me armatime ekstra për të patrulluar në mbarë vendin, në atë që konsiderohet si një operacion sigurie i shkallës së gjerë pas ngjarjes së të mërkurës.

Kreu i Antiterrorizmit të “Scotland Yard”, Mark Roëley tha se shërbimet do të kenë një prani të theksuar të personelit të armatosur rëndë dhe personelit të paarmatosur përgjatë ditëve të ardhshme. Konkretisht në Londër, numri i oficerëve të armatosur rezulton të jetë i dyfishuar, ndërsa është shtuar me një të tretën në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe.

Edhe forcat jashtë kryeqytetit britanik kanë rritur ndjeshëm gatishmërinë e oficerëve me armë zjarri, pas asaj që ndodhi pranë Parlamentit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel