
Një atentat me armë zjarri është verifikuar pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të gjykatës së rrethit, me autorin e atentatit që ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje.
Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se personi i prekur nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është identifikuar si shtetasi Dritan Kasneci.
37-vjecari është dërguar në spitalin e Elbasanit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe rreziku ka kaluar.
Ndërkohë, një grup i posaçëm i policisë po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa janë vendosur postoblloqe të shumta për kapjen e autorëve.
Top Channel