Seks me nxënësin, mësuesja rrezikon 20 vite burg
21/03/2017 00:00
Një mësuese e martua buzëqesh ndërsa pozon para efektivëve të policisë të cilët e kanë arrestuar nën akuzën se ka pasur marrëdhënie seksuale me një nxënës 17-vjeçar.
27-vjeçarja Sarah Fowlke është pezulluar nga puna e saj në gjimnazin e Lockhart në Teksas dhe mund të dënohet me 20 vite burg për këtë krim.
Fowlke, e cila punonte si mësuese biologjie në këtë shkollë prej tetorit të vitit 2014, u arrestua nga efektivët e policisë së Caldwell këtë të hënë, disa orë pasi kishte festuar ditëlindje me bashkëshortin e saj.
Sipas hetuesve në Lockhart 17-vjeçari ka pranuar marrëdhëniet seksuale me mësuesen e tij.
Top Channel