Të mos njohësh veten (FOTO)(VIDEO)

17/03/2017 00:00

Një i pastrehë shpërtheu në lot pasi pa transformimin e vetes në një parukeri spanjolle.

Jose Antonios iu ofrua një mundësi transformimi nga një parukier që e njihte, pasi rinte aty afër në një parking për të kërkuar lëmoshë.

Ai hyri në sallon me flokët e thinjura dhe të pista pasi prej 25 vitesh jetonte në rrugë, dhe doli nga salloni i bukurisë si një njeri me mjaft stil.

Ndryshimi ishte i mrekullueshëm, pasi pronari i një lokali aty pranë i ofroi një birrë në tarracën e një sheshi në Majorca, ku ai kalonte ditët e tij duke ndihmuar mjetet të gjenin parking. Por asnjë prej atyre të shumtëve nuk e kuptoi që ishte i njëjti person.

55-vjeçari mori dhe vëmendjen e admirueseve femra me veshjen e tij me stil. Video e realizuar nga Dr Filmgood dhe e postuar në faqen në Facebook të sallonit “La Salvajeria përkonte me tre vjetoin e krijimit të sallonit dhe u bë virale në internet.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel