Fiton logjika, 30-vjeçarja ndërpret ëndrrën e saj

16/03/2017 00:00

E fiksuar pas gjirafave kërkonte të bëhej “gruaja gjirafë”

Një grua e fiksuar pas gjirafave i ka dhënë fund ëndrrës së saj për të zgjatur qafën e saj, pas afro 5 vitesh që vendoste unaza metali në qafë.

30-vjeçarja Sydney Smith nga Los Angels, e cila e quan veten “gruaja gjirafë”, dëshironte të njihej në botë për qafën e saj të gjatë.

E inspiruar nga fisi Kayan në Burma, të cilët janë të njohur për zgjatjen e qafës. Sydney ka setin e saj të unazave dhe ka harxhuar 5 vite duke i shtuar me kalimin e kohës në një përpjekje për të formuar edhe qafën e saj të gjatë.

Por ajo i ka dhënë fund kësaj “çmendurie” pasi kuptoi se kjo terapi po i shkaktonte probleme fizike dhe sociale në jetën e përditshme.

Por gjithashtu ajo kuptoi se pasi hiqte unazat nga qafa, ajo dukej më e gjatë, por më pas kthehej në vend dhe qafa e saj ndjehej shumë e dobët.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB