Një shtëpi pranë brigjeve të liqenit Ontario, në Nju Jork, është mbuluar nga akulli duke bërë që shumëkujt t’i ndezë imagjinatën e t’i kujtojë skena nga filmi i famshëm për fëmijë, “Frozen”.

Shtëpia ndodhet në fakt në një nga zonat me më shumë reshje bore në SHBA, kjo falë temperaturave të acarta të dimrit dhe lagështisë që vjen nga liqeni. E në rastin e kësaj shakaje të natyrës, era e fortë i është bashkuar faktorëve të tjerë duke e mbuluar shtëpinë shtresë pas shtrese me akull.

Gjithçka është edhe në vazhdë të një stuhie dimërore që pritet të kombinohet me një sistem nga bregu lindor, e që do të rikthejnë acarin nga Nju Jorku deri në Boston këtë javë.

Sidoqoftë, pamja jo e zakontë në këtë prag pranvere, e bën stinën që tashmë ka mbërritur, akoma më të largët.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel