Mijëra euro të shpenzuar në trëndafila të kuq, por nga kush? Ja si përgjigjet Luana Vjollca: Unë preferoj…
Këngëtarja britanike Adele mbajti një koncert në stadiumin e Sidney-t, në Australi, ku u ndoq nga 95 mijë fansa, aq sa ishte edhe kapaciteti maksimal i stadiumit.
Koncerti i britanikes filloi me rreth 45 minuta vonesë, për shkak të bllokimit të fansave të saj, në trafikun e rënduar të qytetit.
Ndërkohë që ishte duke performuar, Adele u njoftua se një nga fansat ishte rrëzuar dhe kishte nevojë për ndihmë. Kaq mjaftoi që ajo të ndërpriste performancën e saj dhe të njoftonte ndjekësit dhe autoritetet që ti vinin në ndihmë personit të rrëzuar.
“Dikush ka rënë dhe ka nevojë për ndihmë”, tha Adele, e cila më pas u kërkoi ndjesë ndjekësve, për ndërprerjen dhe vazhdoi sërish performancën, pasi i dëmtuari u transportua për në spital.
“Adele dukej e përlotur, në momentin kur njoftoi për fansin që kishte nevojë për ndihmë”, tregon një tjetër ndjekëse e saj, e cila ishte duke shijuar koncertin shumë pranë këngëtares.
Top Channel