Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një grup arkeologësh zbuluan në një zonë periferike dhe të varfër të Kajros një statujë gjigante, të cilën ministri i Antikiteteve e cilësoi si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë.
Zbulimi është bërë në zonën e njohur në antikitet si Heliopolis dhe fare pranë rrënojave të Tempullit të Diellit, që besohet se është ndërtuar nga Ramses 13 shekuj para Erës Sonë dhe është vepër e punës së përbashkët të një grupi arkeologësh vendas, ndihmuar nga një grup gjerman.
Statuja është e gjatë rreth 8 metra. Përveç shkëputjes së kokës nga pjesa tjetër e veprës së realizuar, ajo është e ruajtur në gjendje të mirë.
Ministri egjiptian i Antikiteteve foli me entuziazëm.
“Të martën më telefonuan dhe më thanë që të jap lajmin e një zbulimi kolos, të zbulimit të një statuje mbreti, ndoshta e Ramses II, e gjitha e punuar nga një gur i rrallë dhe tejet i fortë, që zakonisht gjendet nëpër krateret e vullkaneve”, tha ministri Khaled al-Anani.
Edhe arkeologët besojnë se statuja i takon Ramses II, i njohur edhe si Ramsesi i Madh. Ai ishte faraoni i tretë i dinastisë së 19-të në Egjiptin e lashtë dhe besohet se ka udhëhequr vendin për 66 vite, nga viti 1279 para Erës Sonë deri në vitin 1213 pas saj.
Historianët besojnë se ai është autor i një sërë ekspeditash ushtarake, që çuan në zgjerimin e kufijve të Egjiptit nga Siria e sotme deri në Nubi (Sudani i Jugut). Pasardhësi i tij e quante “Paraardhësi i Madh).
Top Channel