Takim me Mbretëreshën, vogëlushi nuk i “bindet protokollit”

10/03/2017 00:00

Si sovrane e Britanisë së Madhe, ajo ka kaluar një jetë të tërë duke u takuar dhe duke përshëndetur njerëz të të gjitha moshave.

Por, Mbretëresha është detyruar të presë me durim për një vogëlush trazovaç e të lëvizur ndërsa ai bënte më të mirën e tij për të dilte nga kontrolli gjatë një ceremonie për zbulimin e një memoriali të ri të luftës.

Monarkja 90-vjeçare shoqërohej nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dhe Princi Herri, që së bashku zbuluan statujën e britanikëve që shërbyen në Irak dhe Afganistan. Para se të largoheshin nga memoriali, Mbretëresha u ndal pak tek familja Lunn dhe djali i tyre dy vjeçar, Alfie.

Mbretëresha buzëqeshi ndërsa i afrohej çiftit për të biseduar me ta, ndërsa vogëlushi përpëlitej pa pushim në krahët e të ëmës. Kur një buqetë me lule iu dha monarkes, vogëlushi zgjati dorën t’i merrte ato. “Ai është shumë i paparashikueshëm, u përpoqa shumë. Ishte mirë deri pak minuta para mbërritjes së mbretëreshës”, tha e ëma.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel