Në ndodh shpesh që nëpër rrjete sociale të shohim femra që duket sikur kanë linja perfekte dhe kur i shohim nga pranë kuptojmë se nuk janë edhe aq të dobëta sa pandehnim.

Disa përdoruese të Instagramit kanë publikuar foto të tyre me diferenca disa sekondash, por që duket sikur janë bërë në kohë të ndryshme, pasi në njërën ato duken me linja perfekte, ndërsa pak sekonda më pas tregojnë se si janë në realitet.

Gjeja e parë që na shkon ndërmend është photoshopi, por ky nuk është sekreti i vetëm për t’u dukur më të dobëta nëpër foto, ka diçka edhe më të thjeshtë që e bën këtë “mrekulli”.

E hilja qëndron në fakt tek pozicionimi i trupit: Fillimisht tërhiqni barkun, nxirrni gjoksin para duke i dhënë kurrizit formën e një harku dhe qëndroni në majë të gishtave. Duke bërë që të dukeni më të dobëta brenda një sekonde.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel