Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Pesë vjet më parë, të paktë ishin ata që do ta vendosnin ushqimin slloven në listën e tyre të dëshirave. Vendin e vogël 2 milionë banorësh të ngjeshur mes Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe Kroacisë nuk e gjeje gjëkundi në hartën e kulinarisë.
Por atë që nuk kishin bërë dot meshkujt, e bëri një grua: Ana Ros. Vitin e kaluar, 44-vjeçarja pushtoi njërin prej episodeve të “Chef’s Table”, të transmetuara nga “Netflix”, ndërsa në janar u kurorëzua nga 50 restorantet kryesore të globit si shefja më e mirë femër e kuzhinës për vitin 2017.
“Votuesit u joshën nga natyra magjepsëse, nga sharmi i restorantit të saj dhe shërbimi, por ato që i lanë mbi të gjitha mbresa ishin origjinaliteti, finesa dhe sofistikimi i ushqimit” i tha CNN-it, kreu i grupit botues të 50 kryerestoranteve, Ëilliam Dreë.
Nuk ka asnjë dyshim, vazhdon ai, se Ana e tërhoqi me të parën vëmendjen tek vendi i saj, tek agro-ekonomia e tij, tek vera, kultura dhe bukuria e pastër. Asnjë yll Michelin nuk kishte shkuar në Slloveni, ndaj ky ishte vlerësimi më i lartë kulinar që Ana mund t’i dhuronte kombit të saj.
Gatimi ishte një pasion për 44-vjeçaren, po për këtë iu desh të luftonte me një familje ambicioze: i ati doktor dhe e ëma gazetare nuk e imagjinonin dot që Ana, studente e shkëlqyer dhe njohëse e pesë gjuhëve të huaja, do të braktiste studimet për diplomaci që t’i përkushtohej kuzhinës.
Motoja e saj është e thjeshtë: “mund të jesh i talentuar, por talenti të sjell vetëm 30 përqind të suksesit., pjesën tjetër e bën motivimi dhe kur vjen fjala tek gatimi, thotë Ana, unë atë e kam me tepri.
Top Channel