Tre gra në të njëjtin azil të moshuarish në Brooklyn festuan me tortë, këngë dhe lule jetëgjatësinë e tyre mbi një shekullore.

Lucille Price 100 vjeçe, Sophia Smith, 101 dhe Grace Marie Baker, 102 nuk kanë shpjegim tjetër për jetën e tyre të gjatë përveç familjes, miqve e fqinjëve të mirë, por edhe vullnetit të Perëndisë.

“Zoti është kujdesur shumë për mua. Kam pasur plot momente shëndeti të keq, por ai mesa duket, nuk ishte gati për mua”, tha Grace Marie Baker.

Price, një ish-shtëpiake e kthyer në parukiere, thotë se nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë regjim të veçantë ushqimor.

“Nuk kam asnjë sekret sepse unë bej atë që bëjnë shumë njerëz të tjerë. Ha kur më hahet dhe konsumoj çdo lloj ushqimi që më pëlqen”, shprehet Lucille Price.

Ndërsa Smith ka diçka për të ndarë me të tjerët.

“Them se është supa, supa e pulës. Ajo më ka bërë mirë”, tha Sophia Smith.

Stafi i azilit organizoi një festë në nder të tyre, jo thjesht për t’i kremtuar ditëlindjet, por edhe për të shënuar nivelin e tyre të jetëgjatësisë. Qendra është e specializuar në kujdesin afatshkurtër dhe afatgjatë të banorëve të saj, si dhe në rehabilitimin e atyre që kanë kaluar probleme të forta shëndetësore.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel