Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Mësuese Liria ka dhënë mësim për 40 vite me radhë, 18 prej të cilave në vendin e saj të lindjes në Tropojë, ndërsa të tjerat në Tiranë.
Në 2011-n do t’i duhej të shkëputej nga pasioni i hershëm, mësimdhënia, por në këtë 7 mars kujtimet e saj prej 6 vitesh në ditar, duken edhe më të gjalla.
“Vitet e punës në arsim i kujtoj me mall, me nostalgji”, thotë ajo.
Për mësuesen e gjuhës shqipe dhe letërsisë, 7 Marsi nuk është vetëm dita e mësuesit. Kjo datë mbart një kuptim të rëndësishëm në jetën e saj dhe të bashkëshortit.
“7 Marsi është i veçantë pasi linda vajzën e dytë”, thotë ajo.
Liria ka mësuar breza të tërë nxënësish, por edhe pse sot pjesa më e madhe janë bërë prindër, nuk harrojnë të urojnë mësuesen e tyre të fillores.
Pas plot 40 vitesh në arsim, zonja Aliçkaj mendon mendon njësoj si kur ishte 19 vjeç dhe kur zgjodhi t’i kushtonte jetën mësuesisë.
Top Channel