Edhe pse bashkëshortja e tij Melania është e mirënjohur në qarqet e modës, presidenti amerikan Donald Trump, tërhoqi vëmendjen me kapelat e tij.

Presidenti la mënjanë kapelën e tij të famshme të bejsbollit, me shkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, të mbajtur prej tij gjatë zgjedhjeve, duke përzgjedhur një tjetër, të thjeshtë, mbi të cilën shkruhej thjeshtë USA. E me të, u shfaq në bordin e “USS Gerald R.Ford”, aeroplanmbajtëses në ndërtim në Neëport News, Virxhinia.

Presidenti shpesh mban kapela bejsbolli në shfaqjet e tij në evente të ndryshme, por gjatë vizitës së tij në aeroplanmbajtëse, stafi i “USS Gerald Ford”, i dha kryekomandantit një xhaketë dhe një kapelë me imazhin e anijes, të njëjtë me atë që mbanin edhe vetë ata.

Kapela e presidentit gjithsesi, mbante shenjën që tregonte gradën më të lartë. Trump u duk i kënaqur me dhuratën.

“Siç mund ta shihni, kam veshur një xhaketë dhe një kapelë që sapo ma dhatë. Nuk jam i mësuar me këtë, por ndjehem mirë. Jam krenar dhe i privilegjuar në fakt”, tha Trump.

Presidenti e shfrytëzoi vizitën në këtë aeroplanmbajtëse për të promovuar propozimin e administratës së tij për të rritur shpenzimet ushtarake.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel