Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
“Ndryshimet klimatike, nuk mund të kthehen më mbrapsht dhe natyra herët a vonë do të hakmerret ndaj nesh”.
Dhjetë vite më parë, Alan Weisman publikoi librin bestseller “Një botë pa ne”, ndërsa sot duket më pesimist se kurrë.
Me fjalë të matura dhe të mirëmenduara, shkrimtari i famshëm foli për gazetarët nga aeroporti i Los Anxhelesit.
“7.5 miliardë njerëz janë shumë. Ky planet nuk mban më dhe nëse nuk frenohen politikat që përkeqësojnë situatën mjedisore, si ato të propozuara nga Donald Trump për nxjerrjen e naftës nga shkëmbinjtë argjilorë, nuk kemi për të shkuar as 10 miliardë”, thotë ai.
Weisman është më pesimisti, por nuk është zëri i vetëm që e mendon kështu. Edhe emra të mëdhenj të teknologjisë si Elon Musk, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg kanë shprehur shqetësimet në lidhje me ngrohjen globale.
Disa muaj më parë, një ekip ndërkombëtarë studiuesisht dhe meteorologësh arritën në përfundimin se dekada në dekadën e fundit Toka u përfshi nga stuhitë më të fuqishme që prej kohës kur ato janë matur dhe parashikimet janë akoma më negative.
“Sa më shumë të vazhdohet në këtë rrugë, aq më të forta dhe shkatërrimtare do të jenë stuhitë e natyrës”, thonë ata.
Top Channel