Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Një makinë Toyota ka fluturuar për disa metra duke zënë poshtë edhe një automjet tjetër, ndërsa drejtuesi i saj po përpiqej t’i shpëtonte policisë.
Kevonte Dekorey Austin nuk i ishte bindur një patrulle policie në Louisiana të SHBA, e cila i kishte kërkuar të ndalonte për shkak se kishte kaluar limitin e shpejtësisë.
Pas kësaj në ndjekje të tij janë vënë disa patrulla të tjera, e pas disa minutash ata i kanë bllokuar rrugën. Por Austin nuk ka ndaluar sërish duke dalë nga rruga dhe me një shpejtësi prej 185 km në orë, ai është përplasur me bordurën dhe makina e tij është ngritur në ajër për disa metra.
Makinë e tij ra mbi një makinë tjetër të parkuar, fatmirësisht askush nuk ishte brenda saj.
18-vjeçari u arrestua dhe tashmë pritet që të dalë përpara gjykatës për të marrë edhe dënimin e nevojshëm.
Top Channel