Mos hidhni mbeturina në rrugë, mund ta pësoni
28/02/2017 00:00
Të hedhësh mbeturina në rrugë, në Shqipëri ndoshta asnjë qytetar nuk të kritikon, por në Angli ky veprim nuk është edhe aq i tolerueshëm.
Në Leicester nga kamera e një makine është filmuar një veprim i tillë dhe nuk ka vonuar shumë edhe kundërpërgjigja e një qytetar që e kishte parë këtë gjest.
Personi që ndërhyri doli nga një makinë tjetër, mori kanaçen e hedhur në tokë dhe ia hedh sërish në makinë shoferit.
Por ndaj tij nuk ka vonuar edhe gjoba, 80 paund për kanaçen e hedhur në rrugë.
Top Channel