100 euro për një orë me “prostitutë” silikoni
28/02/2017 00:00
Një lajm interesant vjen nga Barcelona e Spanjës. Një shtëpi publike ka vendosur t’iu ofrojë klientëve të vet sex me kukulla silikoni.
Shtëpia publike ofron 4 modele femrash kukulla, të cilat peshojnë 40 kg dhe kanë tipare të ndryshme.
Çmimet për një orë seks me kukullat janë 70 euro për orë në periudhën promocionale dhe më pas pritet të shkojë rreth 100 euro për orë.
Shtëpia publike në Barcelonë është e para në Evropë, e cila ofron këtë shërbim, por nuk mbaron me kaq.
Të gjithë ata klientë që do të mbeten të kënaqur nga ky shërbim, do të kenë mundësi ta blejnë një nga femrat prej silikoni, kundrejt një çmimi prej 5000 eurosh.
Top Channel