Sot nuk është vetëm një fytyrë e bukur
22/02/2017 00:00
Një 22-vjeçare ka fituar mijëra fansa të rinj në Instagram nga transformimi pas humbjes së disa kilogramëve të tepërt.
22-vjeçarja Kayla, një studente për infermieri në Kanada, llogaria e së cilës në Instagram është Kayla_GotFit, ka mahnitur më tepër se 8000 fansa në një vit duke dokumentuar humbjen e 40 kilogramëve nga pesha e saj.
Postimi i cili ka mijëra pëlqime, shfaq 22-vjeçaren para dhe pasi shkoj nga 118 kg në 78 kg.
Kayla tregon se dikur ajo ishte cilësuar edhe si një “Fytyrë e bukur e humbur kot”, një krahasim që e shtyu të mendonte se diçka duhet të ndryshonte në jetën e saj.
Top Channel