Kujdes çfarë kërkoni nga “profesionisti”
20/02/2017 00:00
Ai konsiderohet si një nga më të mirët në fushën e Photoshopit, këtë e provon edhe fakti se ndiqet nga mbi 883,000 njerëz në Twitter.
Por James Fridman, ka edhe një natyrë gazmore, duke vënë në lojë disa prej personave që i bëjnë kërkesa për të modifikuar fotot e tyre.
Për këtë fakt ai u bën me dije njerëzve që të mos i dërgojnë foto personale që nuk do të dëshironin t’u bëhen publike.
E megjithëse njihet për shakatë e tij, atij i shkojnë çdo ditë me dhjetëra kërkesa për modifikim dhe disa prej tyre e pësojnë si në fotot më poshtë.
Top Channel