Të njohur si fisi Baka, ata jetojnë në pyjet e dendura të Afrikës Perëndimore dhe qendrore, shquhen për një shtat të vogël dhe ia kanë dalë të ruajnë ekzistencën e tyre ndër shekuj.
Fotografi dhe gazetari Susan Schulman ka arritur të depërtojë mes të realizojë një set të rrallë fotografik si dhe detaje nga jeta e tyre.
“Baka dhe fise të tjera xhuxhe kanë një ekzistencë mijëravjeçare, nëpër pyjet e Afrikës, të shpërndarë në 9 shtete të ndryshme. Gjuetia është mënyra nëpërmjet të cilës ata sigurojnë ushqim dhe bota e tyre është e përcaktuar prej pyjeve”, i përshkruan gazetari Schulman.
Sipas tij, rreth gjysma e fëmijëve nuk arrijnë të jetojnë më shumë se 5 vite, si pasojë e sëmundjeve, por edhe sepse shpesh humbin midis pyjeve të dendura.
Gjithashtu ata shquhen edhe për muzikën e tyre karakteristike të cilën gazetari e përshkruan kështu: “40 zëra femrash dhe 4 meshkuj që improvizonin baterinë me fuçi plastike. Ishte vërtetë magjike. Kurrë nuk kisha dëgjuar më parë”.
Top Channel