Mijëra euro të shpenzuar në trëndafila të kuq, por nga kush? Ja si përgjigjet Luana Vjollca: Unë preferoj…
Dyshja e stilistëve Laura Kim dhe Fernando Garcia zbritën krijimet e tyre të fundit në pasarelën e Monse dhe Oscar de la Rentës. Veshjet e propozuara për vjeshtën 2017 tregonin një dorë të mprehtë e deri diku sport, të ndjekur nga pamja e sofistikuar e De la Rentës.
Grija dhe copat e plota erdhën si preferenca të stilistëve të vendosur për herë të parë në krye të shtëpisë ikonë amerikane të modës. Kim dhe Garcia i kanë bashkuar bluza ekstravagante me rrudha, fundeve me cepa asimetrike. Pantallonat e stilit ushtarak u rikthyen me elegancë në këtë koleksion, ku pellushi shfaqet gjithashtu si element i preferuar.
Njëtrajtshmërinë e grisë dhe ushtarakes e theu e kuqja e thellë e një fustani të çarë në anë. Pas të zezës, një e verdhë e fortë i dha tone koleksionit, pasuar nga bluja vibruese dhe e florinjta e përdorur si detaj te këpucet me taka.
Fustanet me temina, të cilave nuk i munguan prerjet sensuale, ishin shpeshherë të hapura në shpatull. Kadifja e butë u përdor kryesisht te veshjet e mbrëmjes. Krijimet e Oscar de la Rentës ishin më luksoze e më pak të komplikuara, por ndjesia e përcjellë prej tyre ka qenë ajo e siluetave të pastra femërore.
Paleta e ngjyrave të preferuara përfshinte të kuqen, rozën e fortë, të bardhën dhe të zezën. Kim dhe Garcia kanë punuar për De la Rentën përpara se ta linin firmën dy vite më parë e të krijonin Monsen.
Top Channel