Barack Obama mund të ketë lënë pas dore politikën për momentin, por fotografi i tij nuk po qëndron i heshtur në rrjetet sociale.
Pete Souza, i cili qëndroi për 8 vite si fotograf zyrtar i ish-presidentit, është duke postuar në Instagram, fotografi të Obama-s në situata që janë në kundërshtim me momentet më të diskutueshmë të Trump në Zyrën Ovale.
Kështu Souza ka publikuar foto të Obama-s duke diskutuar me një vajzë të re nga familje refugjatësh, e veshur me perçe, dy ditë pas urdhërit ekzekutiv të Trump, për ndalimin e udhëtimit për shtetas të 8 shteteve myslimane.
Në të tjera postime shfaqet Obama duke qeshur me kryeministrin e Australisë, apo duke ngritur dolli me presidentin e Meksikës.
Por, a është fotografi, duke u tallur me Trump?
Le të shohim fotot e postuara……
Top Channel