Nga kopështet zoologjike kineze mbërrijnë të tjera pamje të frikshme, ku këtë herë protagoniste është bërë një zebër.

Kafsha ka sulmuar një punonjës të kopështit zoologjik në qytetin Guangzhou.

Ajo e ka kafshuar në krah dhe e ka tërhequr zvarrë disa metra punonjësit dhe u desh ndërhyrja dhe beteja prej disa minutash e punonjësve të tjerë të kopështit që zebra të tërhiqej.

Në fund, viktima është shoqëruar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka marrë plagë të rënda në krah.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të disa dhjetra vizitorëve, ndërkohë që më 29 janar, në një tjetër kopësht zoologjik, një person ra brenda rrethimit të tigrave, ku njëri prej tyre e sulmoi për vdekje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel