Rusia akuzon për tradhti agjentët e FSB-së

01/02/2017 00:00

Dy ish-ekspertë të sigurisë kibernetike në Agjencinë Ruse të Inteligjencës (FSB) dhe një tjetër në një formë teknologjike janë paditur në Rusi për tradhti.

Ish-anëtarët e FSB, pasuesja e KGB-së së famshme, Sergei Mikhailov dhe Dmitry Dokuchayev, si dhe Ruslan Stoyanov, shef ekzekutiv në firmën “Kasperski”, që krijon antiviruse, akuzohen se kanë punuar për interesat e SHBA.

Disa raporte të pakonfirmuara sugjerojnë arrestimi i tyre mund të ketë lidhje me pretendimet për sulmet kibernetike ruse gjatë fushatës elektorale në SHBA. Padia dhe identifikimi i të arrestuarve u bënë publike nga Ivan Pavlov, avokati i njërit prej tyre. Mediat ruse raportojnë se Mikhailov, ish-zëvendës shefi i Departamentit të Sigurisë Kibernetike në FSB, u arrestua në mënyrë dramatike dhe u nxor nga takimi ku ishte me kokën e mbuluar.

Si me çdo rast tradhtie, autoritetet ruse janë shumë të kursyera me detajet për akuzat dhe asgjë s’është bërë ende publike. Zëra të ndryshëm anonimë për mediat ruse thonë se arrestimet kanë lidhje me një firmë ruse që jep servera me qira dhe që akuzohet se është përfshirë në sulme kibernetike ndaj sistemeve të votimit në dy shtete amerikane.

Zyrtarisht, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov mohoi që arrestimet të kenë lidhje me sulmet kibernetike ndaj SHBA, për të cilat Rusia nuk pranon asnjë përgjegjësi.

Top Channel