Vlorë, bllokohet një gomone e paregjistruar
31/01/2017 00:00
Në kuadër të një plani masash nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin e Policisë së Vlorës, pasditen e kësaj të marte është bërë bllokimi i një gomoneje në aksin Orikum-Radhimë.
Gomonja ishte me gjatësi 7 metra dhe gjerësi 2 metra, pa motor, e cila tërhiqen nga një mjet tip “Land Rover” me targa AA 869 BR, me drejtues shtetasin Koli Llajaj, 35-vjeçar i lindur dhe banues në Vlorë.
Nga verifikimet paraprake, Policia e Vlorës thotë se mjeti i ndaluar rreth orës 18 është i paregjistruar dhe i pamatrikulluar në Policinë Kufitare, e për këtë arsye ai është bllokuar. Veç gomones është sekuestruar edhe automjeti që e transportonte atë.
Top Channel