Ukraina planifikon evakuimin e qytetit pranë vijës së frontit

31/01/2017 00:00

Autoritetet ukrainase po përgatiten për evakuimin e mundshëm të qytetit Avdiivka, i cili gjendet në vijën e frontit, pas përshkallëzimit të luftimeve me rebelët prorusë.

Nëse urdhërohet evakuimi, ushtria është në gjendje të largojë prej qytetit 8.000 njerëz në ditë, duke zbrazuar atë për rreth dy ditë e gjysmë, pasi popullsia e Avdiivkës është rreth 20.000 vetë.

Aktualisht, qyteti nuk ka ujë dhe as elektricitet, ndërsa ashpërsimi i luftimeve thjesht e ka bërë më urgjente evakuimin që diskutohej prej javësh.

Gjatë së martës, palët ndërluftuese bombarduan ashpër pozicionet respektive, duke shkaktuar të paktën 15 viktima, mes të cilëve edhe civilë. Ndërsa ushtria ukrainase dhe separatistët prorusë akuzojnë njëri-tjetrin për sulmet, është e qartë se armëpushimi për të cilin u ra dakord muajin e kaluar nuk është më në fuqi.

Vet banorët e qytetit shprehen se, javët e fundit gjithçka është përkeqësuar dhe ata duan të largohen sa më parë. Autoritetet ukrainase, të cilat duan të shmangin evakuimin, pasi Avdiivka është një pikë strategjike, thanë se rreth 10 tonë ushqime po dërgohen në qytet.

Më shumë se 9.700 njerëz janë vrarë, që kur shpërtheu konflikti në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe rebelët prorusë nisën një revoltë në lindje të Ukrainës.

Top Channel