Vlorë, tritol një automjeti të parkuar. Dëmtohet një banesë

29/01/2017 00:00

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje kriminale në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Një sasi e konsiderueshme eksplozivi, e tipit tritol, është vendosur poshtë një automjeti tip “Audi Q7”, me targa AA 505 PH, në pronësi të shtetasit Flamur Lamaj (Peçaj ), banues në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Blutë e Vlorës sqarojnë se, sasia e eksplozivit nuk është  futur në automjet, por është hedhur poshtë tij, teksa duke qenë i krijuar në mënyrë artizanale është shpërthyer me anë të një fitili të gjatë. Policia ka arritur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale, rreth 5 metra larg vendit të ngjarjes, një pjesë të tij pajisjes aktivizuese.

Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar edhe banesën e katit të parë, shumë pranë vendit ku ishte parkuar automjeti. Jashtë kamerës, banorë të shqetësuar të zonës sqarojnë se, ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe zjarrfikëses, që ka arritur të neutralizojë flakët dhe të shmangë përhapjen e tyre në mjete të tjera.

Sipas “bluve” të Vlorës, pronari i mjetit është një person me precedentë penalë. Policia është duke u përpjekur të mësojë motivet që çuan në atentatin e mbrëmshëm, duke sqaruar se qëllimi i autorëve ka qenë djegia e mjetit.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA