Flakët kanë përfshirë disa apartamente dhe një lokal në një pallat 10 katësh në zonën e njohur si “Shallvaret” në kryeqytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia, një autoambulancë dhe 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të fikur zjarrin para se të përhapet më tej.
Një fëmijë mësohet se është asfiksuar nga tymi i krijuar prej zjarrit dhe është dërguar me autoambulancë për në spital për të marrë edhe mjekimin e nevojshëm.
Banorët e pallatit janë evakuuar deri në shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të eliminuar djegie të mundshme, por edhe rrezikun nga asfiksimi.
Raportohet se zjarri ka rënë fillimisht në një prej apartamenteve në katet e para të këtij objekti dhe më pas është përhapur edhe në një prej lokaleve.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Top Channel