Banka Botërore, skema dëmtuese ndaj projekteve për energji të pastër

27/01/2017 00:00

Një fond global prej miliarda dollarësh nxit ndërtimin e projekteve që kanë të bëjnë me karburantet fosile, në kurriz të opsioneve më të pastra.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga organizata joqeveritare “Bank Information Center”, e cila thotë se disa prej kredive të planifikuara nga Banka Botërore mbështesin zhvillimin e industrive të qymyrit, gazit dhe naftës, ndërsa dëmtojmë skemat për burime të rinovueshme energjie.

Raporti shqyrton operacionet e Bankës Botërore përmes programit “DPF” në 4 vende: Indonezi, Peru, Egjipt dhe Mozambik. Ky program është një prej aktiviteteve kryesore të BB-së dhe përbën një të tretën e financimeve të saj: 15 miliardë dollarë vetëm në vitin 2016.

Sipas OJQ-së që hartoi raportin, “DPF” jep subvencione për qymyrin në 3 prej vendeve të shqyrtuara. Autorët e raportit thanë se, fondi ka ndihmuar Indonezinë që të bëhet një prej eksportuesve më të mëdhenj të qymyrit në botë, ndërsa ka shndërruar Mozambikun, një prej vendeve më në rrezik nga ndryshimet klimatike, në një lojtar kryesor në sektorin e qymyrit në botë.

Pavarësisht se Banka Botërore është zotuar të ndihmojë vende të ndryshme, që të zhvillohen duke ndotur sa më pak, fondet e saj në rastet e përmendura kanë bërë të kundërtën, duke sjellë ulje taksash për impiantet energjetike me qymyr dhe për insfrastrukturën e eksportit të qymyrit.

Banka Botërore shprehu kundërshtimin e saj për raportin, duke thënë se ai nuk paraqet panoramën e gjerë të punës, që ky insititucion ka bërë me këto vende dhe të tjera.

Top Channel