BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë Parkimi në zona të mbipopulluara nuk është një problem ekskluziv për Shqipërinë, probleme të tilla mund të ndodhin kudo.
Një video e filmuar në Birmingham të Anglisë tregon dy persona që po përpiqen që të largojnë një makinë tip Skoda që u kishte bllokuar rrugën për të dalë nga parkimi.
Por ndërsa nga impakti i parë duket se fajtore është drejtuesja e mjetit me ngjyrë të kuqe, e vërteta rezulton të jetë krejtësisht tjetër.
Në vendin ku është i parkuar Audi i argjend janë dy vendparkime, pronë e 25-vjeçares, Hannah Crocker, e cila ka edhe makinën tip Skoda.
Kur 25-vjeçarja është kthyer dhe ka parë dy të rinjtë që po shtynin makinën e saj, ajo është konfrontuar me ta.
“Ata filluan të më bartasin dhe të më kërkonin llogari pse kisha parkuar aty. Kur unë i pyeta pse kanë parkuar në pronën e saj dhe aq më tepër përse kishin zënë dy hapësira parkimi, ata u përgjigjën se nuk kishin gjetur vend tjetër të lirë”, tregon 25-vjeçarja, e cila ka ndërmend që të ngrejë edhe një padi ndaj ët rinjve duke përdorur edhe pamjet filmike, të cilat i ka regjistruar shoqja e saj e dhomës.
Top Channel