Kreu i AMA-s: Zënia arbitrare e frekuencave pengon dixhitalizimin

25/01/2017 00:00

Gentian Sala, kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, në një intervistë të fundit për “Shqiptarja.com” bën të ditur se zënia arbitrare e frekuencave nga një operator televiziv, pengon dhe vonon kalimin e transmetimit numerik të këtyre televizioneve në dixhital.

“Zënia e kanaleve nga disa operatore, përfshirë dhe Ora News, është krejt e jashtëligjshme. Ora News ishte i vetmi operator qe nuk iu përgjigj thirrjes se Autoritetit për lirimin e tyre, ndërkohë qe operatorët e tjerë, News 24, Top-Channel, Shijak TV, Tring dhe RTSh kane marre masat e nevojshme për mbylljen e transmetimeve nga kanalet e zëna arbitrarisht”, ka thënë kreu i AMA-s.

Gentian Sala thotë se skualifikimi i tre operatorëve nga gara për operator kombëtar ka ardhur për shkak të mos përmbushjes së kërkesave thelbësore qe ishin kusht kualifikimi për vazhdimin e fazës se licencimit.

“Procedura e dhënies se licencave kombëtare ka nisur me miratimin e aktit nënligjor të licencimit i cili është hartuar në konsultim me të gjitha palët, përfshirë dhe aplikuesit e skualifikuar që ju përmendët, Ora News, ABC News dhe Tring. Te tre këta operatore nuk përmbushnin kërkesat thelbësore qe ishin kusht kualifikimi për vazhdimin e fazës se licencimit, te përcaktuar ne këtë akt. Tashme, çështja ne fjale ka kaluar ne gjykate, çka premton zgjidhjen e te gjitha kontestimeve ne rruge ligjore”, shprehet Sala.

Sa i përket sulmeve ndaj AMA-s se po cenon fjalën e lirë, ai kreu i këtij institucioni thotë se nuk është cenuar asnjë media. “Të gjithë televizionet, përfshirë Ora News vazhdojnë te transmetojnë ne analog sipas kushteve te licencës dhe do te kalojnë ne transmetime numerike sipas përcaktimeve ligjore. Pikërisht, zënia e frekuencave ne mënyrë te arbitrare, përveç se është ne kundërshtim me ligjin, pengon dhe vonon kalimin ne transmetimin numerik te këtyre televizioneve”.

Mos akordimi i brezit te Digjital Dividendit nga transmetimet e pa licencuara ka sjellë mungesën e miliona eurove në buxhetin e shtetit, shprehet kreu i AMA-s.

“Ne ketë mënyrë do të mundësohet dhe lirimi i brezit te Digjital Dividendit nga transmetimet e pa licencuara. Mos akordimi i këtij brezi tek AKEP, i cili duhet ta kishte nen administrim për mese 18 muajsh, përveçse është ne kundërshtim me direktivat e BE, ka sjellë një mungese prej disa dhjetëra  milionë Euro ne buxhetin e shtetit si rrjedhoje e investimeve te munguara ne këtë brez frekuencor nga operatoret Mobile. Ne këtë kontekst, masat e marra nga AMA ne këtë drejtim, janë ne fokus te zhbllokimit dhe përfundimit te procesit te digjitalizimit, çka do te rregulloje ndjeshëm tregun audioviziv dhe do te garantoje hapësira me te gjera për sigurimin e fjalës se lire, demokracisë dhe pluralizmit ne media”, thotë Gentian Sala.

Top Channel