Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner pritet të vizitojnë Kievin për herë të parë Momenti shokues kur një grup personash, të dyshuar si anëtarë të së majtës radikale, kanë dhunuar një adoleshente është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe një dëshmitar.
Nga pamjet e filmuara dallohen disa meshkuj të cilët godasin me grushte e shqelma 19-vjeçaren në një lokal në Murcia të Spanjës.
Videoja e filmuar nga një prej dëshmitarëve të ngjarjes bashkë me kamerat e sigurisë i kanë kaluar policisë, e cila ka bërë publike pamjet me shpresën se me ndihmën e qytetarëve do të identifikojnë dhunuesit.
19-vjeçarja u sulmua nga disa persona, shumica e të cilëve meshkuj që mbanin të vënë kapuç dhe kapele.
Dy prej dhunuesve, një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar u arrestuan disa orë pas ngjarjes jashtë lokalit të quajtur “La Boca del Lobo”. Katër të tjerë janë shoqëruar si të dyshuar.
Një burim i pakonfirmuar i mediave lokale, bëjnë të ditur se agresorët kanë qenë aktivistë të së majtës ekstreme dhe adoleshentja u sulmua sepse kishte një veshje tipike të neonazistëve, megjithatë nga pamjet e sigurisë kjo e fundit nuk mund të konfirmohet.
Ndërkohë që më vonë një burim i policisë spanjolle ka deklaruar se ka dyshime se sulmi ka qenë i motivuar politikisht, raporton Daily Mail.
Top Channel