Gjykata rrëzon Mayn: “Brexit” nuk fillon pa votën e Parlamentit

24/01/2017 00:00

Gjykata Supreme në Britani vendosi që fjalën e fundit për fillimin e procesit të shkëputjes së vendit nga Bashkimi Europian ta ketë Parlamenti. Kjo do të thotë se, Theresa May nuk mund t’i nisë bisedimet me Brukselin, derisa ligjvënësit britanikë të japin mbështetjen e tyre për “Brexit”-in, gjë që mendohet se do të vijë në kohë për afatin qeveritar të 31 marsit.

Kjo do të thotë se Theresa May nuk mund t’i nisë bisedimet me Brukselin derisa ligjvënësit britanikë të japin mbështetjen e tyre për Brexit-tin, që mendohet sidoqoftë se do të vijë në kohë për afatin qeveritar të 31 marsit.

Vendimi i Gjykatës nuk i jep zë në këtë çështje as parlamentit skocez dhe as asambleve të Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Gjatë seancave dëgjimore në gjykatë, u argumentua se do te ishte jodemokratike t’i mohohej vota parlamentit.

Por ekzekutivi thotë se e ka fuqinë për të aktivizuar artikullin 50 të traktatit të Lisbonës, e të nisë bisedimet e shkëputjes pa qenë nevoja për konsultime. Vendimi Gjykatës e ka zhgënjyer qeverinë britanike, e cila do të bindet megjithatë plotësisht dhe do të bëjë ç’është e mundur për zbatimin e tij.

Top Channel